Konjufca: Me votimin e Rashiqit, nesër nis afati për formimin e qeverisë

by informim peje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se pret që gjatë ditës së sotme të përfundojë procesi i votimit për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, pas disa tentimeve të pasuksesshme nga Lista Serbe, tani është koha që kandidati tjetër, Nenad Rashiq, të marrë mbështetjen për këtë pozitë.

banner

“Presim që sot të përfundohet votimi për nënkryetarin. Pas tentimeve të deputetëve të Listës Serbe, presim t’i vijë radha Rashiqit. Zgjedhja e tij, gjykojmë që nuk përbën shkelje kushtetuese,” deklaroi Konjufca.

Ai theksoi se Vetëvendosje nuk do të votojë për asnjë kandidat të Listës Serbe, duke sqaruar edhe një herë qëndrimin e partisë ndaj kësaj force politike.

Në fund, Konjufca shtoi se nëse procesi i votimit përmbyllet sot, atëherë që nga nesër pritet të nisë afati për formimin e qeverisë së re, me Albin Kurtin si mandatar për kryeministër.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy