Nenad Rashiq: Jam i gatshëm të marr përgjegjësinë nëse siguroj votat për nënkryetar

by informim peje

Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se është i gatshëm të marrë pozitën e nënkryetarit të Kuvendit, nëse siguron votat e nevojshme nga deputetët.

Në një prononcim për media, Rashiq theksoi se kandidatura e tij nuk është çështje e njëanshme, por varet nga mbështetja që do të marrë nga subjektet politike.

banner

“Nëse arrij të marr votat e mjaftueshme… Marrëveshja nuk varet prej meje për sa i përket votave. Por, nëse vjen radha ime – siç gjithmonë kam thënë – besoj se jam i përgjegjshëm për dikë. Nëse votojnë për mua, normalisht që do ta marr detyrën me përgjegjësi”, u shpreh ai.

Rashiq shtoi se është në pritje që edhe parti të tjera politike të japin mbështetjen e tyre për kandidaturën e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy