E rëndë në Dragash: 13-vjeçarja humb jetën nga shpërthimi i bombolës së gazit

by informim peje

Një vajzë 13-vjeçare, me inicialet E.F.I., ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në fshatin Shajne të Dragashit.

Lajmin e bëri të ditur për media zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se, sipas informatave fillestare, nuk ka persona të tjerë të lënduar në këtë incident tragjik.

banner

“Me datën 9 tetor 2025, rreth orës 18:31, policia ka pranuar një informacion për një lëndim aksidental të një fëmije në fshatin Shajne, Komuna e Dragashit. Menjëherë pas njoftimit, patrulla policore nga Stacioni Policor Dragash dhe ekipi mjekësor emergjent janë nisur në vendngjarje,” tha Bytyqi.

Ai sqaroi se pas mbërritjes në vendin e ngjarjes është konstatuar se viktima është vajza E.F.I., e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore nga shpërthimi i bombolës së gazit në shtëpinë e saj. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj në vendngjarje.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet hetimore dhe forenzike, si dhe hetuesit rajonalë bashkë me eprorët policor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim të mëtejshëm. Policia po e heton rastin si vepër ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’,” tha Bytyqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy