Të shtunën mot i paqëndrueshëm: vranësira, intervale me diell dhe reshje të lehta shiu

by informim peje

Të shtunën, moti parashikohet të jetë kryesisht i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale të shkurtra me diell. Në disa zona mund të ketë reshje të pakta lokale shiu, kryesisht në formë rigash.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe pritet të jetë herë pas here mjaft e fuqishme, me shpejtësi që varion nga 17 deri në 54 km/h.

banner

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 8 dhe 10°C, ndërsa ato maksimale do të jenë nga 14 deri në 19°C.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy