Akuza për ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet e Kosovës, Petkovic e quan “lobist të Prishtinës” raportuesin e Parlamentit Evropian

by informim peje

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar ndaj Raportuesit të Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, pasi ky i fundit në një reagim të bërë të premten mbrëma, ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale të Kosovës.

Terras kishte shkruar dje se ndëhyrja e shtetit serb në zgjedhjet e Republikës së Kosovës përmes përkrahjes të vetëm një partie tashmë është shumë e qartë.

banner

Petkovic e ka quajtur sot Terrasin si “lobist i Prishtinës”, dhe ka thënë se “kemi harruar që ekziston, meqë asnjëherë s’ke reaguar për terrorin e Kurtit”.

“Ku ishe, Riho, kur Kurti po mbyllte institucionet serbe, po arrestonte serbët, po mbante zgjedhje të rreme, po ndalonte cirilikën dhe dinarin? Nuk ishe gjëkundi, sepse je një i dërguar i rremë, ashtu siç shqetësimi yt për të gjithë në Kosovë është i rremë!”, ka shkruar Petkovic.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy