Gripshi në tribunë për duelin me Serbinë, debutimi me Kombëtaren mund të vijë ndaj Jordanisë

by jonzefaj

U grumbullua për të zëvendësuar të dëmtuarin Adrion Pajazitin dhe shpresonte se në Leskovac do të kishte shanse për të bërë debutimin e ëndrrave me Kombëtaren kuqezi, por Nazmi Gripshit i duhet që të presë ende për momentin e madh.

Ish-futbollisti i Skënderbeut u grumbullua në limit për duelin me Serbinë, por Sylvinho nuk ka preferuar ta ketë në stol për duelin e sotëm. Braziliani ka vendosur ta dërgojë në tribunë, duke bërë që Gripshi këtë përballje ta shikojë nga shkallët e stadiumit.

banner

Për lojtarin e Astanës dita e duhur mund të jetë ajo kur Shqipëria pret në “Air Albania” Jordaninë. Miqësorja që do të mbahet në Tiranë pak ditë më pas mund të jetë ndeshja kur ai do të bëjë debutimin aq shumë të kërkuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy