Drekë zyrtare e Federatës Shqiptare me Federatën Serbe, shenjë e frymës së bashkëpunimit sportiv

by engel

Në prag të ndeshjes Serbi–Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, në qytetin e Nishit është zhvilluar darka zyrtare e organizuar nga Federata Serbe e Futbollit (FSS).

Në këtë aktivitet mori pjesë delegacioni i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), i kryesuar nga Presidenti Armand Duka, ndërsa nga pala serbe ishin të pranishëm Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Džajić, si dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të institucionit.

banner

Sipas njoftimit zyrtar të FSHF-së, takimi është zhvilluar në një atmosferë miqësore, duke u përqendruar te respekti i ndërsjellë dhe vlerat e sportit që e bëjnë futbollin një urë bashkimi mes popujve.

Federata Shqiptare e Futbollit e ka cilësuar pjesëmarrjen në këtë ngjarje si një shprehje të qartë të frymës së bashkëpunimit dhe korrektësisë institucionale në kuadër të marrëdhënieve sportive ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy