Avionët britanikë në mision 12-orësh me SHBA-në dhe NATO-n pranë kufirit rus, mesazh force për Putinin

by engel

Dy avionë të Forcave Ajrore Mbretërore të Britanisë (RAF) kanë kryer një mision të përbashkët 12-orësh me forcat amerikane dhe aleatët e NATO-s përgjatë kufirit me Rusinë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të shtunën.

Sipas njoftimit, operacioni u zhvillua në fillim të javës dhe vjen pas një sërë shkeljesh të hapësirës ajrore të NATO-s nga dronë dhe avionë rusë në muajt e fundit.

banner

“Ky ishte një mision i rëndësishëm i përbashkët me aleatët tanë të SHBA-së dhe NATO-s,” deklaroi ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey.
“Jo vetëm që na ofroi informacione të vlefshme për rritjen e ndërgjegjësimit operacional, por dërgon edhe një mesazh të qartë se NATO është e bashkuar kundër Putinit dhe çdo kundërshtari tjetër.”

Në kuadër të misionit, një avion vëzhgues elektronik RC-135 Rivet Joint dhe një avion patrullimi detar P-8A Poseidon fluturuan nga rajoni Arktik përgjatë Bjellorusisë dhe Ukrainës, të mbështetur nga avioni furnizues amerikan KC-135.

Ministria britanike bëri të ditur se operacioni u ndërmor si përgjigje ndaj shkeljeve të hapësirës ajrore të disa vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë Poloninë, Rumaninë dhe Estoninë.

Ndërkohë, më herët këtë muaj, udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë shprehur mbështetje për forcimin e mbrojtjes së bllokut kundër dronëve rusë, në kuadër të rritjes së kërcënimeve në lindje të kontinentit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy