Rrahmani rinovon me Napolin deri në 2028 – mbi 4 milionë euro në sezon

by engel

Amir Rrahmani do të vazhdojë të jetë pjesë e Napolit edhe për katër vitet e ardhshme. Mediat italiane, përfshirë “Il Mattino”, raportojnë se kapiteni i Kosovës ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në vitin 2028, me një pagë prej 4.1 milionë eurosh në sezon – duke u renditur mes më të paguarve në skuadrën e Antonio Contes.

Kontrata e re përfshin tre vite të sigurta dhe një opsion për vitin e katërt. Edhe pse data e nënshkrimit nuk është bërë publike, burimet italiane e konsiderojnë marrëveshjen të mbyllur.

banner

Aktualisht, Rrahmani po rikuperohet nga një lëndim i marrë me Kosovën, që e la jashtë ndeshjeve të tetorit kundër Sllovenisë dhe Suedisë.

Përballja e radhës e Kosovës në Suedi do të zhvillohet pa disa qendërmbrojtës titullarë, përfshirë edhe Lumbardh Dellovën dhe Fidan Alitin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy