Policia e Kosovës gati për zgjedhjet lokale: Plan operativ në katër faza për siguri maksimale

by engel

Policia e Kosovës ka finalizuar urdhrin operativ për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, duke hartuar një plan të detajuar për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në të gjitha fazat.

Sipas njoftimit zyrtar, do të angazhohen zyrtarë policorë nga njësite të ndryshme, të cilët do të mbulojnë katër faza kryesore: periudhën përgatitore, fushatën parazgjedhore, ditën e zgjedhjeve dhe fazën paszgjedhore, përfshirë transportin e materialit sensitiv deri në përfundimin e operacionit.

banner

Policia ka caktuar koordinatorë për bashkëpunim me KQZ-në dhe institucionet e tjera, si dhe ka përgatitur një udhëzues për detyrat ligjore të zyrtarëve gjatë zgjedhjeve.

Qëllimi kryesor i planit është krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për qytetarët, mbrojtja e Qendrave të Votimit dhe strukturave zgjedhore, si dhe ndjekja penale e çdo shkeljeje që cenon të drejtën e votës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Policia u bën thirrje subjekteve zgjedhore dhe qytetarëve që të raportojnë çdo rast të dyshuar përmes numrit 192, adresës [email protected] apo stacioneve më të afërta, për të mundësuar reagim të menjëhershëm dhe ligjor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy