Para ndeshjes Serbi–Shqipëri, Letonia dhe Andora u përballën në Grupin K, duke ndarë pikët në një barazim emocionues 2-2.
Andora kaloi e para në avantazh me San Nicolas në minutën e 33’, por Zelenkovs barazoi pak para pushimit. Gutkovskis realizoi nga penalltia në minutën e 55’, ndërsa Oliveira riktheu baraspeshën në të 78’.
Letonia shkon në 5 pikë, ndërsa Andora regjistron pikën e parë në këtë fushatë.
Rezultati final: Letoni 2–2 Andora