Faleminderit mërgata jonë! – Imri Ahmeti merr përkrahje të fuqishme nga diaspora

by informim peje

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj mërgatës shqiptare për mbështetjen që e kanë dhënë vazhdimisht.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka falënderuar bashkatdhetarët jashtë vendit, duke i quajtur një shtyllë të rëndësishme të përkrahjes për zhvillimin e Lipjanit dhe të Kosovës në përgjithësi.

banner

“Faleminderit mërgata jonë, më keni mbush me energji. Mërgata çdo herë ka qenë mbështetje e fuqishme për vendin. Ju jemi mirënjohës!”, ka shkruar Ahmeti.

Ai shtoi se përkrahja e mërgatës është motiv i fortë për të vazhduar punën e nisur dhe për të çuar Lipjanin drejt zhvillimit të mëtejshëm.

Ahmeti, i cili është në garë për një tjetër mandat në zgjedhjet lokale, ka theksuar në vazhdimësi rëndësinë e përfshirjes së mërgatës në proceset zhvillimore dhe vendimmarrëse të komunës, duke promovuar lidhje të vazhdueshme me diasporën.

“Lipjani ec përpara!”, përfundon ai mesazhin e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy