Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur mbi krijimin e qeverisë së re.
Në konferencën për media, ai tha se dita e fundit për ta prezantuar kabinetin e ri qeveritar, është 26 tetori.
“Dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca e kuvendit ku unë prezantoj kabinetin e ri qeveritar, është 26 tetori. Shumë shpejt, qysh në këtë javë do të fillojmë komunikimin dhe bisedat për qeverinë qendrore”.
Nëse nuk ka qeveri të re, Kurti u shpreh i gatshëm për zgjedhje të reja.
“Po bëhemi gati për qeverinë Kurti 3, nëse nuk ka, jemi të gatshëm për zgjedhje të reja. Gatishmëria jonë është e plotë, por një herë plani ynë është për qeverinë Kurti 3”, tha kryetari i LVV-së, njofton Klankosova.tv.