Haliti nga SHBA-ja: Wolkeri dhe senatorët amerikanë të shqetësuar për situatën në veri

by informim

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA, me ftesë të senatorëve amerikanë, ku tha se dje është takuar me ish-ambasadorin e OSBE-së, William Wolker, por edhe me senatorë.

Haliti tha se Wolkeri por edhe senatorët janë të njoftuar dhe të shqetësuar me situatën momentale në veri të vendit.

banner

“Natyrisht se janë të njoftuar e të shqetësuar me situatën momentale e për krizën politike dhe udhëheqjen e cila nuk është syçelë karshi situatës dhe rrjedhës politike e gjeo-strategjike. Mesazhi i Bill Clintonit ishte i qartë në Tiranë por edhe i ambasadorit Walker, por edhe i senatorëve”.

“Besoj që Qeveria e Kosovës e ka parasysh këtë situatë bashkë me partitë politike, që jemi në një situatë që kërkon rrugëdalje dhe unitet veprues në mënyrë që ne të dalim nga ky lëmsh i krijuar ndoshta edhe me fajin tonë”, tha Haliti në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se Serbia tashmë e ka aktivizuar diplomacinë e vet, e sidomos lobin e saj në SHBA.

“Por, natyrisht, armiqtë e kanë synimin dhe prej Beogradit s’dihet të veprojë më mirë, pasi e ka aktivizuar diplomacinë e vetë, sidomos lobin e vet në SHBA”.

“Ndërsa, ne kemi stagnuar. Mendoj që ambasadat tona duhet të forcohen, pasi operojnë me staf të vogël, me kushte minimale dhe gjithë ata ambasadorë e diplomatë që i kemi duhet të aktivizohen”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy