AGK reagojnë ndaj deklaratës së Albin Kurtit për hetim të Exit Poll-eve: “Thirrje e rrezikshme dhe presion ndaj mediave”

by engel

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka kërkuar hetime nga “organet e drejtësisë dhe sigurisë” lidhur me publikimin e exit poll-eve nga tri televizione pas zgjedhjeve lokale.

Në reagimin e saj, AGK-ja e cilëson këtë thirrje si të rrezikshme dhe shqetësuese, duke theksuar se ajo përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe përpjekje për të ushtruar presion mbi gazetarët.

banner

“Mediat në Kosovë kanë respektuar Ligjin për Zgjedhjet dhe rregulloren e KPM-së, dhe nuk kanë publikuar asnjë rezultat të exit poll-eve para orës 19:00, pra para mbylljes së qendrave të votimit. Rrjedhimisht, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në procesin zgjedhor nga ana e mediave,” thuhet në reagimin e AGK-së.

Sipas shoqatës, publikimi i exit poll-eve është një praktikë e zakonshme në vendet demokratike dhe nuk përbën shkelje ligjore. AGK-ja kujton se exit poll-et shpesh kanë rezultuar të pasakta edhe në vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si në zgjedhjet e vitit 2016, por kjo kurrsesi nuk ka çuar në hetime ndaj mediave.

“AGK i vlerëson si shumë të rrezikshme thirrjet e kryeministrit në detyrë për hetime pas publikimit të këtyre exit poll-eve, pasi ato përbëjnë sulm të hapur ndaj lirisë së shprehjes dhe raportimit të pavarur,” thuhet më tej në reagim.

Në fund, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bën thirrje zotit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të shmangin çdo formë ndërhyrjeje ose presioni ndaj mediave, duke respektuar rolin e tyre të pavarur në mbulimin e proceseve zgjedhore dhe informimin e publikut.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy