Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar pas fitores së kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë.
Rama ka thënë se mëngjesi i sotëm është ndjenjë krenarie e gëzimi.
“Çfarë mëngjesi i bukur për Kosovën e për gjithë shqiptarinë! Të zgjohesh me një fitore historike ndaj Suedisë është ndjenjë krenarie dhe gëzimi”, ka shkruar Rama.
Ai tha se ekipi tregoi forcë, pasion e unitet.
“Ekipi ynë tregoi forcë, pasion dhe unitet pasqyrë e shpirtit të kombit tonë. Ndërsa përgatitemi për Kupën e Botës, ta mbajmë gjallë këtë energji dhe besim në atë që Kosova mund të arrijë. Bravo Kosovë!”, tha Përparim Rama.