Kajtazi: Exit-polli ishte i saktë, në Shipol veçse ka nisur hetimi i një skeme ultra-kriminale që ndryshoi rezultatin- janë kapur me kamera

by informim peje

Zgjedhjet e mbajtura më 12 tetor kryesisht u zhvilluan mirë, por një gjë tejet e çuditshme ndodhi sa i përket rezultateve.
Anipse tri exit-polle dolën të njëjta dhe nuk gabuan në asnjë komunë, gabim doli të jetë vetëm Komuna e Mitrovicës.

Bazuar në rezultatet e exit-polleve rezultoi se Arian Tahiri i PDK-së kishte siguruar fitoren, por ndryshe doli pastaj në rezultatet e mbrëmjes ku Arian Tahiri i PDK-së dhe Faton Peci i VV-së mbetën në balotazh.

banner

E në lidhje me këtë, gazetari Shkumbin Kajtazi deklaroi se exit-polli është i saktë dhe se ka dyshime se përveç që janë ble votat, në Mitrovicë është vjedhur një numër i madh i tyre.

Ai tha se në Shipol ka nisur hetimi i një skeme ultra-kriminale që dyshohet se ka ndryshuar rezultatin për shumë pikë të përqindjes.

“Policia eshte duke hetuar dhe ka edhe dëshmitarë te këtyre vjedhjeve. Aty eshte i perfshim nje person i arrestuar me pare, zyrtar i VV-se, i rehatuar si fundmi ne nje pozite te larte. Pikapat 01 dhe 05, jane kapur nga kamerat dhe do te zbardhet se shpejti skema”, deklaroi Kajtazi.

Ai po ashtu tha se hajnat s’do të duhej të flinin të qetë.

“Me emra kemi me ju zbulu”.

Ndryshe balotazhi në Mitrovicë në fakt ka habitur të gjithë, duke pas parasysh se në bazë të exit-polleve Tahiri ishte larg në fitore nga Peci.

Ndryshe para zgjedhjeve të 12 tetorit, e tërë artileria e ‘rëndë’ e partisë së Albin Kurtit u hodh në veprim për ditë të tëra në Mitrovicë, e tash fushata do të vazhdojë edhe një muaj.

Po ashtu Kajtazi dje tha se në Mitrovicë ka konfirmime për blerje votash dhe madje edhe vjedhje, që lidhen edhe me qëndrimin e Kurtit në fshatrat e kësaj komune deri në 4 të mëngjesit para hapjes së vendvotimeve.

Sipas Kajtazit, Exit Polls e treguan frymën dhe vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës, mirëpo rezultati u ndikua nga format e ndryshme të manipulimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy