Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se rezultati i zgjedhjeve kanë treguar se qytetarët e kanë kuptuar se VV-ja dhe Albin Kurtit e kanë katandisur Kosovën keq.
Duke përmendur sanksionet e ShBA-së dhe BE-së, ai ka ironizuar duke thënë se ky është ndryshimi që ka sjell VV-ja.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këtë ndryshim nuk e duan qytetarët e Kosovës.
“Siç e dëshmojnë rezultatet e zgjedhjeve të djeshme, qytetarët po e kuptojnë gjithnjë e më shumë se Vetëvendosja e Albin Kurtit e ka katandisur Kosovën keq. Jemi nën sanksione të BE-së tash e 838 ditë për fajin e politikave të tyre. Po ashtu, SHBA-të e pezulluan Dialogun Strategjik me Kosovën për fajin e tyre. Korrupsioni masiv qeveritar s’ka të ndalur. Nuk ka funksionim kushtetues të institucioneve. Ky është ndryshimi që e sollën këta. Këtë ndryshim nuk e duan qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ai.