Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka takuar presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.
Osmani. përmes një postimi në Facebook, tha se e ka falënderuar Perestrellon për nominimin dhe vendimin e Asamblesë Parlamentare për ta nderuar atë me Çmimin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, duke theksuar se ky çmim është edhe një vlerësim për të gjitha gratë e Kosovës.
Në takim është diskutuar edhe për rolin në rritje të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, pas vendimit për avancimin e statusit të vendit në anëtare të asociuar – një hap që Osmani e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova do të shfrytëzojë plotësisht këtë mundësi, duke e konsideruar anëtarësimin në NATO si një prioritet të politikës së jashtme dhe çështje të rëndësisë së veçantë për sigurinë kombëtare.