‘Beteja’ e Tahirit me Pecin vazhdon- në KQZ tregojnë kur pritet të fillojë numërimi i votave që kanë ardhur nga jashtë 

by Nexhat

Të dielën e javës që shkoi, qytetarët iu drejtuan kutive të votimet për herë të dytë brenda këtij viti. Kësaj here, ata vendosën se kush do të udhëheqë me qytetet ku ata jetojnë për katër vitet e ardhshme. Megjithatë, në disa prej komunave, vota e qytetarëve s’mjaftoi për të shpallur fituesin që në raundin e parë, duke bërë kështu që pas një muaji, ata të votojnë sërish për balotazh.

Në orën 19 të së dielës, me tu mbyllur kutitë e votimit për qytetarët, ato u hapën sërish për komisionarët, kësaj radhe për të numëruar votat. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk vonoi shumë, dhe filloi me publikimin e rezultateve nga vendvotimet,

banner

Për këtë, sot, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, njoftoi se po këtë ditë, të dielën pra, në 2mijë e 571 vendvotime të rregullta është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe votave të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Por, për dallim nga votat në vendvotime, ka edhe vota të tjera që ende s’janë në proces të numërimit.

Bëhet fjalë për ato me kusht, i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, si dhe, i votave nga jashtë Kosovës.

Për këtë, KQZ ka bërë të ditur se numërimi i tyre do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pasi të përfundon procesi në Qendra Komunale të Numërimit.

Nga KQZ po ashtu është bërë e ditur se sipas të dhënave preliminare të deritashme, në 54 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi, janë 2,119 zarfe me fletëvotime.

Kurse, nga votimi jashtë Kosovës, nga tërheqja e dërgesave postare që është bërë nga 22 kuti postare, nga gjithsej 23, numri i zarfeve të supozuara me fletëvotime është 33,258.

KQZ në komunikatën e djeshme, ka njoftuar edhe për votat jashtë Kosovës, që janë regjistruar për të votuar në qytete të ndryshme.

Kështu, në Mitrovicën e Jugut, numri i votuesve nga jashtë Kosovës, është 1 mijë e 186 votues, por nuk dihet saktë sa e kanë shfrytëzuar të drejtën

Kurse në Prishtinë, është 1 mijë e 715 votues.

Në të dy këto komuna, gara mes kandidatëve është mjaftë e ngushtë. Në Prishtinë, edhe pse kandidatët Përparim Rama dhe Hajrullah Çeku janë afër njëri-tjetrin në garën për të parin, ata janë larg përqindjes së nevojshme për t’u shpallur fitues e kryetar i kryeqytetit në raund të parë.

Por, situatë më e ‘dramatike’ është në Mitrovicë të Jugut. Atje, Arian Tahiri dhe Faton Peci, përveçse janë afër njëri-tjetrit me vota, (28 dallim mes vete), ata janë afër edhe përqindjes së nevojshme për tu shpallur fitues që në raundin e parë.

Megjithatë, ndikimi i votave nga jashtë vendit në proces zgjedhor, në këtë faze ende nuk dihet pasi që, pa filluar numërimi i këtyre votave, s’mund të dihet se sa prej tyre janë të vlefshme, dhe sa prej tyre janë për në cilën komunë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy