PRIZREN/ Sekuestrohen dy armë dhe 82 fishekë në fshatin Korishë

by Nexhat

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë dhe 82 fishekë gjatë një bastisjeje të zhvilluar në fshatin Korishë, në komunën e Prizrenit.

Sipas njoftimit zyrtar, më 13 tetor 2025, në Stacionin Policor Prizren–Veri, është paraqitur një qytetar që ka raportuar një rast shqetësues. Ai ka deklaruar se kishte vërejtur një person të dyshuar duke nxjerrë një armë të gjatë nga automjeti i tij, ndërkohë që kishte mosmarrëveshje të mëhershme me të për një pronë kontestuese.

banner

Me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit dhe pëlqimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, policia ka kryer një kontroll në banesën e të dyshuarit në Korishë, në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, njofton policia.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi materiale: Një pushkë gjahu një tytëshe; Një pushkë ajrore dhe; Tetëdhjetë e dy (82) fishekë gjahu.

Nga verifikimet e para, është konstatuar se armët posedonin leje valide të lëshuara nga organet kompetente. I dyshuari, ndërkaq ka sqaruar se më 12 tetor 2025 e kishte nxjerrë armën nga automjeti me qëllim që ta dërgonte për riparim.

Prokurori i Shtetit është njoftuar për veprimet e ndërmarra dhe, sipas vendimit të tij, armët janë sekuestruar përkohësisht për arsye sigurie, ndërsa rasti do të procedohet në mënyrë të rregullt ligjore. Hetimet lidhur me rastin janë në vijim, njofton policia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy