Haradinaj u bën thirrje bashkatdhetarëve: Mos e neglizhoni balotazhin e 9 nëntorit

by informim peje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për mobilizim të diasporës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahet më 9 nëntor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj falënderoi bashkatdhetarët për përkrahjen e vazhdueshme ndaj AAK-së dhe Kosovës, duke theksuar rolin e tyre të rëndësishëm gjatë periudhave të vështira, përfshirë edhe proceset gjyqësore në Hagë.

banner

“E di se shumë prej jush jeni angazhuar shumë, si për zgjedhjet parlamentare në shkurt, ashtu edhe për zgjedhjet komunale tani. Keni votuar nga diaspora, keni kontaktuar familjarët dhe miqtë tuaj, dhe keni ardhur në Kosovë për të përkrahur Aleancën. Besnikëria juaj është e rrallë… Haga 1, Haga 2 e sfidat e tjera, dhe nuk na latë asnjëherë vetëm,” ka shkruar Haradinaj.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që jetojnë jashtë vendit që të mos e neglizhojnë balotazhin dhe të vazhdojnë me përkushtimin e treguar edhe më herët.

“Mos e neglizhoni rëndësinë e ditës së balotazhit. Votoni prej atje nëse mundeni, komunikoni me familjarët dhe të njohurit në Kosovë, apo ejani edhe njëherë për të votuar në vendlindje,” ka theksuar ai.

Haradinaj po ashtu ka paralajmëruar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në muajin dhjetor, duke thënë se Aleanca po rikthehet me forcë, edhe falë angazhimit të diasporës.

“Të vazhdojmë të bashkuar si asnjëherë më parë, sepse Kosova na thërret,” ka përfunduar kryetari i AAK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy