PDK kërkon ndërhyrjen e KQZ-së në Malishevë: Procesi i numërimit po rrezikohet!

by Nexhat

Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj siç thotë shkeljeve të procesit të verifikimit dhe numërimit të fletëvotimeve në Malishevë.

Sipas një deklarate të degës së kësaj partie nga kjo komunë, është vërejtur prezenca e kandidatëve dhe strukturave të paautorizuara nga Nisma Socialdemokrate në hapësira të rezervuara për komisionerë dhe vëzhgues të certifikuar,

banner

”Procesi i verifikimit dhe numërimit të fletëvotimeve në Malishevë po rrezikohet!
Në qendrën e verifikimit të fletëvotimeve në Malishevë është vërejtur prezenca e kandidatëve për Kuvend Komunal nga subjekti Nisma Socialdemokrate, Safet Morina, Hafir Rexha, gjë që është rreptësisht e ndaluar me ligj dhe me rregullat e KQZ-së!
Përveç tyre, persona të paautorizuar, struktura të Nismës dhe portale të afërta me ta po lëvizin lirshëm në hapësira të rezervuara vetëm për komisionerë dhe vëzhgues të certifikuar, duke e vënë në dyshim integritetin e procesit zgjedhor.
Kjo është shkelje flagrante, që rrezikon të komprometojë vullnetin e qytetarëve të Malishevës!
Kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme nga KQZ-ja dhe organet përgjegjëse për ta ndalur këtë ndërhyrje të papranueshme dhe për të garantuar numërim të ndershëm, transparent dhe të drejtë.
Vota e qytetarëve është e shenjtë — mos lejoni që të nëpërkëmbet!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy