Imri Ahmeti, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka folur për situatën politike në nivelin qendror në Kosovë.
Kur kanë mbetur edhe 12 ditë afat që Albin Kurti, si i mandatuar nga presidentja të formojë qeverinë, nuk kanë nisur diskutimet me partitë e tjera, marrë parasysh që nuk i ka 61 vota.
“LDK në zgjedhjet nacionale nuk ka përgjegjësinë e partisë së parë për të prirë në raportet për qeverisje të vendit. I takon përgjegjësia të parit. Ne nuk jemi subjekti determinues i të ardhmes së vendit… Për t’i dhënë mundësi, të gjithë e dimë thirrjet apo tendencat që ‘ne i kemi votat për kryeministër’, ta shohim nëse i ka votat. Tani për tani nuk kemi asnjë lloj komunikimi me LVV. I takon barra për të nisur çdo lloj dialogu në dobi të konstituimit të qeverisjes së ardhshme kryeministrit aktual” tha Ahmeti për Kallxopernime.
Ai shton se partia e parë ka përgjegjësi të prijë në këto procese dhe ka përgjegjësinë për të lëshuar pe në zgjidhjen e momentumin për krijimin e një qeverisjeje.
“Tani për tani, nuk ka komunikim zyrtar i cili do të fillonte me negociu në këtë çështje. Qëndrim politik i LDK ka qenë oferta dhe do të qëndrojmë aty. Të gjitha partitë politike të jenë aty, asnjë të mos ndahet. Ideja ka qenë që të ulemi në tavolinë por refuzimi që as mos të ulen në tavolinë nuk është përgjegjësi e LDK-së”, u shpreh Ahmeti.