Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar organizimin e një marshi simbolik me motoçikleta drejt Hagës. Nisja do të bëhet nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, të enjten, në orën 08:00.
Ky marsh synon të shprehë mbështetje për drejtësinë dhe të nderojë sakrificën e dëshmorëve të kombit.
Pjesëmarrës nga e gjithë Kosova do t’i bashkohen këtij rrugëtimi me motoçikleta, si simbol i përkushtimit ndaj lirisë dhe drejtësisë.