Kapen 184 kg kokainë me vlerë 18 milionë euro në Gjermani, akuzohen dy shqiptarë

by informim peje

Një gjykatë në Oldenburg të Gjermanisë ka nisur të hënën gjykimin ndaj 6 personave, dy prej të cilëve shqiptarë, dy rumunë dhe dy kolumbianë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe hyrje të paligjshme në Gjermani, sipas Bild.

Sipas aktakuzës, grupi kishte planifikuar një operacion për të nxjerrë 184 kilogramë kokainë nga fundi i një anijeje braziliane, “Tiger South”, e cila u ankorua në portin e Brake në mars të këtij viti, transmeton euronews.al

banner

Ata ishin takuar në shkurt në Spanjë dhe Portugali për të realizuar planin. Për të realizuar nxjerrjen e drogës nga një pjesë në trupin e anijes, të akuzuarit përdorën pajisje të sofistikuara zhytjeje të përdorura zakonisht nga ushtria dhe policia, përfshirë ‘rebreather’, skuter nënujorë dhe veshje të avancuara për zhytje.

Tre nga të akuzuarit, njëri prej të cilëve shqiptar, zhytës profesionistë, kishin për detyrë të çmontonin vidat e kutisë detare të anijes për të nxjerrë gjashtë pako me kokainë, me një vlerë deri në 18 milionë euro.

Plani iu dështoi pasi gjatë zhytjes në lumin Unterweser, një alarm në anije i detyroi ata të tërhiqeshin. Në breg i priste policia, e cila sipas Bild, kishte marrë informacion nga partnerët ndërkombëtarë dhe kishte ndjekur grupin prej javësh. Të gjashtë u arrestuan në vend, ndërsa droga u sekuestrua më pas nga autoritetet.

Nëse të pandehurit Romeo-Paul U. (65-vjeç), Dan L. (38-vjeç), Amando B. (41-vjeç), Ionel D. (39-vjeç), Roberto E. (53-vjeç) dhe Oscar M. (38-vjeç ), pranojnë fajësinë, rrezikojnë dënime nga 4 deri në 7 vite burg.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy