Vizita e Ursula von der Leyen në Kosovë – Policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut

by informim peje

Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim zyrtar lidhur me vizitën që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po realizon sot në Republikën e Kosovës.

Sipas Policisë, gjatë qëndrimit të zyrtares së lartë evropiane dhe lëvizjes së eskortës së saj, do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore, për të siguruar qarkullim të lirë dhe të sigurt të delegacionit.

banner

“Policia e Kosovës do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në Kosovë”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Ndërprerjet e trafikut do të ndodhin në intervale të shkurtra kohore, në rrugët ku pritet të kalojë eskorta, ndërsa në disa raste do të ketë riorientim të automjeteve në rrugë alternative. Policia ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, duke theksuar se këto masa janë të domosdoshme për mbarëvajtjen e vizitës.

Vizita e Ursula von der Leyen në Kosovë bëhet në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit ajo po zhvillon takime me liderët e rajonit dhe po promovon agjendën evropiane për integrim dhe bashkëpunim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy