Gjykimi në mungesë, caktohet seancë edhe ndaj tre serbëve të tjerë që dyshohen për krime lufte në Kosovë

by Nexhat

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se më 22 dhjetor, në dy raste të ndryshme do të mbahen seanca të shqyrtimit fillestar ndaj gjashtë personave të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile, në çështjet që do të gjykohen në mungesë të të pandehurve.

Të pandehurit Ljubomir Çimburoviq, Predrag Bradiq dhe Milivoje Iviq akuzohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për vepra të inkriminuara sipas nenit 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-RSFJ, e që aktualisht trajtohen sipas nenit 144, 145, 146 dhe 147 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

banner

Sipas prokurorisë, gjykimi do të zhvillohet në mungesë, pasi të pandehurit kanë qenë të paarritshëm deri në ngritjen e aktakuzës.

Gjykata u bën thirrje të pandehurve që të dorëzohen para autoriteteve të drejtësisë.

Seanca e parë do të mbahet në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali, Objekti D, Kati I, Salla nr. 27, me fillim nga ora 09:30, dhe do të udhëhiqet nga Kryetari i Trupit Gjykues, Leon Përlaska.

Gjatë ditës është njoftuar nga kjo Gjykatë se në po të njëjtën ditë do të mbahet edhe seanca e shqyrtimit fillestar ndaj tre të pandehurve tëe tjerë të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile.

Të akuzuarit Dushan Gavraniq, Zoran Sharac dhe Zharko Cvetanoviq po përballen me aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 30 dhjetor 2024, për veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile, bazuar në nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-RSFJ-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy