AGK reagon ndaj Faton Pecit: Tentim për intimidim dhe presion ndaj gazetarëve

by informim peje

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësim të thellë lidhur me paralajmërimin e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Mitrovicës Jugore, Faton Peci, se do të padisë disa gazetarë për shkak të publikimit të exit-polleve.

AGK e konsideron këtë paralajmërim për padi penale ndaj gazetarëve si një përpjekje të hapur për t’i intimiduar dhe penguar në ushtrimin e detyrës së tyre profesionale.

banner

“Ky akt i z. Peci përbën një sulm të rëndë ndaj lirisë së raportimit në Kosovë dhe një përpjekje për të dekurajuar punën e gazetarëve. AGK e sheh këtë veprim si tendencë për ta zhvendosur betejën politike në arenën mediatike – një praktikë e papranueshme në një shoqëri demokratike,” thuhet në reagimin e Asociacionit.

AGK rikujton se z. Peci ka pasur edhe më herët përplasje dhe sulme verbale ndaj gazetarëve dhe mediave, dhe e fton atë që të heqë dorë nga kjo qasje, e cila është thellësisht e dëmshme për demokracinë dhe lirinë e shprehjes në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy