“Kryetari i vendosi bedelët e vetë në zyra tjera – Jam dalë nga këto zyra që të mos ketë konflikt”, Ramiz Lladrovci tregon pse i hapi zyrat e PDK-së

by Nexhat

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, pasi fitoi zgjedhjet është kthyer te zyrat e mëhershme të PDK-së.

Ai ka thënë në “Pressing” të T7, se ishte larguar nga zyrët për të iu shmangur konfliktit të qytetarëve.

banner

Lladrovci tha se nuk donte konflikte, ndërsa në zyrët e po të njëjtit objekti, thotë se ishin “bedelët e Memli Krasniqit”.

“Këto zyra kanë qenë zyra PDK-së prejse jam unë kryetar komune, i ka shfytëzu ish-kryetari partisë z. Hoxha, pastaj unë si i emërun kryetar i degës,  këto kanë qenë zyrat e degës së partisë, në këto zgjedhje kryetari partisë vendosi me i spostu zyrat tjera në të njëjtin objekt bedelët e vetë, atëherë unë për t’i largu qytetarët nga incidentet, konfliktet e mundshme kam dalë në zyra tjera, për t’i ikur konfliktit të qytetarëve të mi”, ka thënë ai.

Lladrovci ka arritur të fitojë zgjedhjet e 12 tetorit pa balotazh

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy