Vetëvendosje mbështet protestën në Tiranë: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë

by Nexhat

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur mbështetjen e saj për protestën që do të mbahet të premten, më 17 tetor, në Tiranë, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në komunikatën e saj, Vetëvendosje përsërit qëndrimin e saj duke kujtuar se “Gjykata Speciale nuk erdhi vetvetiu, por nisi që në vitin 2008 nga një rezolutë e propozuar në Këshillin e Evropës nga kryesuesi i deputetëve të Federatës Ruse, Konstantin Kosachev, por që u miratua si rezolutë me propozim të senatorit Dick Marty në vitin 2011”.

banner

Vetëvendosjes thekson se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme”, ndërsa pretendimi i Prokurorisë se brenda UÇK-së ka ekzistuar një grup kriminal është i pasaktë dhe i padrejtë.

“UÇK-ja nuk ka qenë ndërmarrje kriminale dhe nuk ka pasur struktura të tilla. Përkundrazi, për krime të luftës duhet të gjykohet Serbia, ajo është shkaktarja e gjenocidit dhe krimeve masive e sistematike ndaj popullit të Kosovës,” thuhet në reagim.

Vetëvendosje thekson se për të ecur përpara si shtet e komb “duhet të reflektojmë mbi qëndrimet tona karshi kësaj Gjykate në kohën kur u themelua”, duke përmendur se “shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj”.

Në këtë kontekst, Lëvizja përmend edhe kryeministrin e Shqipërisë. “Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”, thuhet në komunikatë.

“Lëvizja Vetëvendosje, si atëherë më 2015, si sot më 2025, është e palëkundur se drejtësia duhet të ndriçojë të vërtetën dhe e vërteta nuk ka si të jetë ndryshe veçse në anën e luftës dhe përpjekjes së paepur të popullit të Kosovës për çlirim e pavarësi,” potencohet më tej.

Vetëvendosje apelon që “institucionet e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së, i Këshillit të Evropës, i OSBE-së, i NATO-s e shumë pranë Bashkimit Evropian, ta ngrejnë këtë çështje në forume ndërkombëtare, e jo në sheshin ‘Skënderbe’ në Tiranë”.

Në fund, Lëvizja thekson se edhe “shtetet mike të Kosovës duhet të bëjnë shumë më tepër për të mbrojtur të vërtetën e luftës sonë dhe për të çuar përpara drejtësinë, njësoj si për njohjen e gjenocidit dhe gjykimin e krimeve të luftës që Serbia i ka kryer në Kosovë e në mbarë Ballkanin.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy