Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

by Nexhat

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk do të donte të ishte më në një listë zgjedhore me Fatmir Limajn.

Ai tha se e respekton Limajn për kontributin e tij në luftë, por politikisht shton ai nuk do donte të ishte me listë në të.

banner

Kjo pasi siç tha Haradinaj në “Pressing” të T7, Limaj nuk komunikoi me AAK-në për drejtimin e tij të ri për të “shkuar me Albin Kurtin”.

“Asnjë problem nuk e kemi pasur, hatërmbetjet ose si me i quajtë ka qenë pse nuk ka komuniku me neve para se me marrë një drejtim tjetër ku shkojë te Kurti”.

“Nuk kisha pas qef me qenë edhe në listë ku është Fatmir Limaj në atë listë”, ka thënë Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy