GJERMANI/ 17-vjeçarja Albonita Miftari nga Giessen e zhdukur që nga 2024, familja dhe policia kërkojnë ndihmë

by Nexhat

Një vajzë e mitur raportohet se është zhdukur pa lënë gjurmë në qytetin e Giessen-it, në landin e Hessen-it, Gjermani. Bëhet fjalë për Albonita Miftari, vetëm 17 vjeçe, për të cilën nuk ka asnjë informacion që nga 23 maji 2024.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Hessen-it, vajza është shpallur në kërkim dhe çdo informacion nga qytetarët është i mirëpritur për të ndihmuar në gjetjen e saj, transmeton albinfo.ch.

banner

Të dhënat e vajzës së zhdukur:

Emri: Albonita Miftari

Mosha: 17 vjeç

Gjatësia: Rreth 160 cm

Flokët: Të errëta, zakonisht i mban të lidhura

Policia konfirmon se nuk ka asnjë të dhënë që të tregojë për ndonjë vepër penale, por deri më tani, të gjitha përpjekjet për ta gjetur kanë rezultuar të pasuksesshme.

Apel për ndihmë publike

Policia e Giessen-it i bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë parë vajzën apo kanë informacione që mund të ndihmojnë në gjetjen e saj, të kontaktojnë menjëherë në numrin: 0641 – 7006 0

ose të lajmërojnë cilëndo stacion policor në afërsi.

Burimi i informacionit:

Policia e Hessen-it, Giessen

Publikuar fillimisht nga faqja “BlaulichtDeutschland” në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy