Interi shfrytëzon kontratat e në skadim, planifikon “dy goditje” të mëdha 

by jonzefaj

Interi nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Sipas Interlive.it, Interi po përgatit dy goditje të mëdha në merkaton e ardhshme, duke synuar të përfitojë nga lojtarë me kontrata që skadojnë në verë.

banner

Bëhet fjalë për Robert Lewandowski nga Barcelona dhe John Stones nga Manchester City — të dy mund të vijnë falas.

Te Barcelona, Lewandowski ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe klubi katalanas nuk ka ndërmend t’ia rinovojë për shkak të moshës dhe problemeve financiare.

Interi po e sheh si një mundësi për të shtuar eksperiencë dhe cilësi në repartin ofensiv, pa shpenzime transferimi.

Nga ana tjetër, Stones te City ka humbur vendin titullar për shkak të dëmtimeve dhe konkurrencës, dhe nuk ka marrë ende ofertë për rinovim.

Zikaltërit e shohin si një përforcim perfekt për mbrojtjen, falë fleksibilitetit të tij për të luajtur si qendërmbrojtës apo mesfushor mbrojtës.

Nëse të dy marrëveshjet realizohen, Inter do të siguronte dy emra të mëdhenj me parametra zero, një strategji që po e karakterizon klubin në vitet e fundit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy