OVL e UÇK-së thotë se VV po përpiqet ta politizojë e ta zbehë protestën në Tiranë, e falënderon Edi Ramën për mbështetjen

by Nexhat

“Deklarata e Lëvizjes Vetëvendosje, e lëshuar mbrëmë vonë, tregon qartë se kjo parti po përpiqet të politizojë dhe të zbehë qëllimin e protestës së madhe që do të mbahet në Tiranë më 17 tetor”.

Kështu ka deklaruar OVL e UÇK-së në një komunikatë për media si reagim ndaj deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje mbrëmë.

banner

OVL e UÇK-së tha se kjo protestë nuk është e asnjë partie politike, por se “ajo është zëri i popullit shqiptar, zëri i veteranëve, i familjeve të dëshmorëve dhe i gjithë atyre që nuk pajtohen me padrejtësinë që po u bëhet krerëve të UÇK-së në Hagë”.

“Nuk ka forcë politike që mund ta ndalë apo ta përvetësojë këtë zë. OVL UÇK nuk lejon dhe nuk do të lejojë që lufta e shenjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të përdoret për interesa partiake. Ne nuk kërkojmë retorikë politike, kërkojmë drejtësi për luftëtarët tanë dhe ndëshkim për krimet e Serbisë. Protesta e Tiranës është protestë e kombit, jo e partive”, thuhet në reagim.

OVL e UÇK-së tha se në këtë protestë do të jenë “mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet, për të treguar se UÇK-ja është nderi i kombit dhe s’ka gjykatë që mund ta njollosë atë”.

Në fund, kjo organizatë ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për mbështetjen e dhënë ndaj “kësaj kauze”.

“Në të njëjtën kohë, OVL UÇK shpreh falënderim të sinqertë për Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, i cili është treguar zë i qartë dhe mbështetës i kësaj kauze të drejtë, si dhe për institucionet shqiptare që kanë dhënë mbështetje të plotë për mbarëvajtjen dhe organizimin e protestës në Tiranë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy