Tragjedi në Shëngjin: Punëtori bie nga lartësia e një pallati dhe humb jetën

by engel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Shëngjin, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ra nga lartësia e një pallati ku po punonte.

Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunes, ndërsa viktima dyshohet se ishte duke kryer punime në një objekt shumëkatësh në momentin e aksidentit.

banner

Ende nuk është bërë e ditur mosha apo identiteti i viktimës, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar nëse janë respektuar masat e sigurisë në punë, teksa trupi i pajetë i punëtorit është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy