51-vjeçari B.G. i dyshuar për therjen e gruas dhe vajzës së mitur në Prizren

by Nexhat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në qytetin e Prizrenit, ku një burrë ka sulmuar me thikë bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur. Rasti ka ndodhur rreth orës 02:15 në rrugën “Rexhep Kabashi”, ku janë raportuar plagosje të rënda të dy viktimave.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije ekskluzivisht se i dyshuari është Bashkim (Ramiz) Gashi, rreth 51-vjeçar.

banner

Sipas informacioneve zyrtare, ai është arrestuar në vendin e ngjarjes menjëherë pas incidentit dhe është shoqëruar në stacionin policor për procedurat e mëtejme hetimore.

Viktimat janë bashkëshortja e tij, dhe vajza e mitur. Të dyja janë goditur me mjet të mprehtë – thikë dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Vajza e mitur, ndërkohë, është gjetur në katin e fundit të ndërtesës me plagë të shumta dhe gjendje të rëndë.

Të dyja janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku mjekët kanë konfirmuar se gjendja e tyre vazhdon të jetë kritike.

I dyshuari, Bashkim Gashi, po përballet me dy akuza të rënda penale:

Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë

Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Prokurori kujdestar ka lëshuar urdhër për ndalimin e tij për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur motivet e sulmit të rëndë.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja në lidhje me rastin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy