Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, është parë duke u përqafuar me kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, në xhaminë qendrore të Mitrovicës.
Fotografitë nga takimi mes tyre i ka publikuar Jepi Zë.
Aktualisht, Tahiri është në një garë të ngushtë me kolegun e Hysenit nga Vetëvendosje, Faton Peci, në garën për Mitrovicën e Jugut. Atje procesi i votimit është duke u verifikuar me numërim të votave

