Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se sot në protestën e Tiranës po marrin pjesë liderët e vërtetë dhe se atje kanë shkuar pjesa më e mirë e kombit.
Ai ka thënë se “liderucat” s’po marrin pjesë dhe se janë strukur në mjerimin e tyre partiak.
“Në Tiranë paskan shkuar pjesa më e mirë e kombit shqiptarë.Liderët e vërtetë të kombit shqiptarë kudo në trevat shqiptare në përkrahje të vlerës më të ndritshme në historinë e re shqiptare UÇK.Liderucat të strukur në mjerimin e tyre partiak.”, ka shkruar Miftaraj.