Ndeshja mes Napolit dhe Eintraht Frankfurt në Ligën e Kampioneve, e planifikuar për datën 4 nëntor, do të zhvillohet pa praninë e tifozëve gjermanë. Vendim tashmë zyrtarizohet edhe nga UEFA e cila ka hedhur poshtë një kërkesë të klubit gjerman.
Duke marrë shkas nga ndeshja e fundit mes dy klubeve në këtë turne në vitin 2023, me trazirat në qytetin e Napolit dhe kaosin e shkatërrimin që sollën ultrasit e Eintraht, Prefektura kishte vendosur që për arsye sigurie kjo ndeshje të luhet pa praninë e tifozëve miq.
Një vendim që është kontestuar nga Eintrahti që apeloi vendimin në UEFA, duke kërkuar që sfida të zhvillohej në fushë neutrale me dyer të mbyllura, duke nxjerrë si arsyetim mungesën e kushteve organizative nga italianët.
UEFA ka hedhur poshtë këtë kërkesë, duke respektuar vendimin e Prefekturës së Napolit e bërë që ndeshja të zhvillohet pa praninë e ultrasve gjermanë, të cilët nuk janë të mirëpritur më në qytetin italian.