Muhamet Hamiti i LDK’së, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosadresimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, ndërsa ky i fundit ka folur për forcimin e pasaportës kosovare.
Hamiti kujtoi se Kosova ndodhet nën “regjim të ashpër sanksionesh” që nga 28 qershori i vitit 2023, për shkak të politikave të qeverisë Kurti. Sipas tij, bilanci i këtyre sanksioneve është “katastrofal”, me rreth 600 deri në 700 milionë euro të pezulluara për projekte jetike për qytetarët.
Ai shtoi se edhe Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar së fundi Dialogun Strategjik me Kosovën, ndërsa pozita ndërkombëtare e vendit “është dobësuar ndjeshëm” gjatë qeverisjes aktuale.