FSK-ja neutralizon një mjet të pashpërthyer në Plemetin të Obiliqit

by engel

Njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka ndërhyrë të premten në fshatin Plemetin të Obiliqit, ku ka tërhequr një mjet të pashpërthyer që dyshohet të ketë qenë granatë dore.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një banor kishte hasur në mjetin shpërthyes derisa po punonte në arën e tij dhe menjëherë kishte njoftuar autoritetet.

banner

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, derisa ishte duke punuar në arën e tij, ka hasur një mjet të dyshuar të pashpërthyer, i cili dyshohet të jetë granatë dore. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë tërhequr mjetin në mënyrë të sigurt,” thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Fatmirësisht, nga rasti nuk është raportuar për persona të lënduar apo dëme materiale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy