Crisis Group shkruan për frikën që Kurti ka instaluar në administratë: Zyrtarët ndihen të anashkaluar dhe të pasigurt

by informim peje

Analiza  e fundit e organizatës joqeveritare “Crisis Group” për Kosovën thotë se në qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, “zyrtarët ndihen të lënë mënjanë dhe të pasigurt”.

Punonjësit e administratës që u anketuan thanë se ministrat i shohin ata si mbetje të pushteteve të kaluar dhe që janë ‘njollosur” nga politikanët që ishin në pushtet.

banner

“Në qeveri, zyrtarët ndihen të anashkaluar dhe të pasigurt. Edhe pse janë nëpunës civilë, ata ankohen se ministrat i shohin si mbetje të qeverive të mëparshme, të njollosur nga lidhja me politikanët që ishin në pushtet kur ata u punësuan fillimisht. Më shumë se 40 për qind e të anketuarve që punojnë në administratën publike të Kosovës i thanë studiuesve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë se kishin frikë nga përjashtimi nga puna për arsye politike – së bashku me Maqedoninë e Veriut, Kosova kishte përqindjen më të lartë të punonjësve që dhanë këtë përgjigje në Ballkanin Perëndimor. Vendimet politike shpesh u dorëzohen të gatshme aktivistëve partiakë, me udhëzime për stafin që thjesht t’i zbatojë ato”, thuhet në një pjesë të analizës të Crisis Group.

Në këtë analizë për Kosovën dhe zhvillimeve politike si të brendshme ashtu edhe në raport me aleancat që ka Kosova, Crisis Group shkroi gjithashtu se “Kosova po teston kufijtë e durimit të BE-së”./Express/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy