Delegacioni i Policisë së Kosovës vizitë zyrtare në Bullgari për bashkëpunim në siguri

by informim peje

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një delegacion i lartë i saj, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Policinë e Bullgarisë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit reciprok në fushën e sigurisë, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe dakordësinë për nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi.

Në njoftim shtohet edhe se delegacioni zhvilloi takime edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë dhe me drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare.

banner

Postimi:

Policia e Kosovës vizitoi Policinë Bullgare

Një delegacion i lartë nga Policia e Kosovës, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm Kolonel Gazmend Hoxha, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Policinë e Bullgarisë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit reciprok në fushën e sigurisë, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe dakordësinë për nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi.

Dita e parë e vizitës filloi me një vizitë në Asamblenë Kombëtare të Bullgarisë, për të vazhduar më pas me takimin e parë me Shefin e Shërbimit Kombëtar për Mbrojtje, gjeneral major Emil Tonev, nga i cili u njoftuan për misionin, detyrat, funksionet dhe programet e trajnimit të këtij shërbimi.

Gjatë vizitës, u demonstruan edhe aftësitë profesionale të trupës përmes një simulimi praktik.

Delegacioni zhvilloi gjithashtu takime me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë dhe me drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare.

Gjatë qëndrimit në Sofje, delegacioni u prit edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Bullgari, z. Haxhi Bajraktari.

Realizimini vizitave të tilla, po mundësojnë shkëmbimin e përvojave policore dhe krijimin e urave lidhëse në mes të organizatave policore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy