Votat me postë konfirmojnë: Gjilani shkon në balotazh

by engel

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur zyrtarisht numërimin e votave të ardhura nga diaspora, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, duke sjellë më shumë qartësi për rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale.

Edhe pse në disa komuna ky proces ende nuk ka filluar, në Gjilan, numërimi i votave nga diaspora praktikisht ende nuk ka përfunduar por me sa duket e ka konfirmuar nevojën për balotazh. Sipas të dhënave të fundit, pas numërimit të 85.71% të votave të diasporës në Gjilan, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka marrë 687 vota, ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arbër Ismajli, ka marrë 482 vota.

banner

Këto vota shtesë e kanë konsoliduar pozicionin e Hysenit, por nuk kanë qenë të mjaftueshme për t’i siguruar fitoren në raundin e parë.Hyseni, shumë afër fitores. Duke marrë parasysh rezultatet preliminare dhe një pjesë të votave të diasporës, Alban Hyseni (VV) numëron tashmë 22.140 vota, që i bie 49.84%.

Ky rezultat e lë atë vetëm pak vota larg pragut magjik prej 50% + 1, që do të shmangte balotazhin.

Nga ana tjetër, Arbër Ismajli (LDK) ka në total 15.245 vota, ose 34.29% të totalit. Pavarësisht epërsisë së qartë të Hysenit, Gjilani, me shumë gjasë, do të jetë një nga komunat që do të shkojë në balotazh.

Mbetet ende për t’u parë efekti i plotë i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, por, bazuar në diferencën e ngushtë deri në 50%, vështirë se do të ketë ndryshim rrënjësor në rezultatin final.

Tashmë, vëmendja e të dyja palëve do të zhvendoset tek mobilizimi i votuesve për raundin e dytë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy