Policia e Kosovës, ka njoftuar se një persona ka ndërruar jetë në QKUK, ku ishte duke u trajtuar për shkak të lëndimeve që kishte marr pasi ishte rrëzuar nga lartësia.
Në raport bëhet e ditur edhe se, trupi i viktimës është dërguar në IML.
‘’HETIM I VDEKJES
Shtime / 10.10.2025 – 23:25. Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima m/k, i cili kishte qenë duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuar pasi më 03.10.2025 ishte rrëzuar nga një lartësi derisa ishte duke punuar në një kompani ndërtimore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion’’, thuhet në raport