Ushtarët gjermanë të këmbësorisë, të mbështetur nga njësitë amerikane të aviacionit dhe pajisjeve shpërthyese (EOD) nga KFOR-i, të dielën zhvilluan stërvitje me helikopterët Black Hawk në jug të Kosovës.
KFOR-i ka njoftuar se helikopterët vendosën trupa në mbështetje të një patrulle të pavarur, transmeton Klankosova.tv.
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, tha për “Ora Shtatë” se këto veprime të këtij misioni të NATO-s, përçon mesazh se mekanizimi ndërkombëtar i KFOR-it në Kosovë do të jetë permanent.
“Të gjitha këto veprime që shohim, përçojnë një mesazh. Është mesazhi që mekanizmi ndërkombëtar i KFOR-it në Kosovë do të jetë permanent, i koordinuar sipas mandatit të saj, edhe me mekanizma të tjerë. Njëkohësisht do të ofrojë sigurinë adekuate, dhe personelin adekuat”, tha Shala.