Legjionarët kuqezi spikasin në Serie A: Asllani udhëheq, Ramadani lojtari i ndeshjes, rikthehet Ismajli

by informim peje

Në Serie A, legjionarët kuqezi, pjesa e tyre më e madhe zbritën në fushë si titullarë. Siparin e hapi Asllani, me regjisorin që udhëhoqi Torinon në një fitore të madhe 1-0 përballë Napolit.

Asllani i dhuroi në distancë një asist të madh ish ekipit të tij, Inter.

banner

Lajm pozitiv ishte edhe rikthimi i Ismajlit në fushë, qendërmbrojtësi u aktivizua në minutën e 84-ët duke lënë pas dëmtimin muskulor që e pengoi të ishte në dispozicion të Shqipërisë për dy sfidat e muajit tetor.

Dy legjionarët e tjerë të Shqipërisë, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha ishin gjithashtu protagonistë në sfidën Lecce-Sassuolo, të dy u aktivizuan titullarë. Ramadani qëndroi në fushë për 90 minuta i vlerësuar si lojtari i ndeshjes, ndërsa Berisha u zëvendësua në minutën e 86-ët.

Një ndeshje pozitive zhvilloi edhe kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, i aktivizuar si titullar në ndeshjen Atalanta-Lazio e mbyllur në barazim pa gola. Qendërmbrojtësi qëndroi në fushë për 90 minuta, ndërsa Hysaj nuk u preferua nga trajneri Sarri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy