Aktivistja Uka: Diskutimi për mungesën e Jasharëve në protestë, gjëja më e gërditshme që kam dëgjuar

by informim peje

Aktivistja Elena Uka, e ftuar në emisionin Kosova Live, ka reaguar ashpër pas debatit të ngritur në opinion se pse familja Jashari mungoi në protestën në Tiranë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas saj, kjo është “një nga kërkesat më të neveritshme që është bërë ndonjëherë”.

banner

“Të kërkosh kontribut shtesë nga familja Jashari është e papranueshme. Ata kanë sakrifikuar 58 anëtarë të familjes për këtë liri dhe kjo është më shumë se mjaftueshme. Çështja jonë është ndërkombëtarizuar përmes sakrificës së tyre dhe nuk u takon më atyre të provojnë asgjë,” – tha Uka në Kosova Live.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy