Muhaxheri: Tahiri veproi krye në veti – s’ka me pasë aprovimin – duhet të çohet në komision disiplinor

by Nexhat

Kryetari i Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri është lidhur në “Pressing” të T7.

Ai ka thënë se Xhafer Tahiri ka marrë vendim për koalicion me VV në Vushtrri krye në vete.

banner

Muhaxheri tha se Xhafer Tahiri nuk ka pasur aprovim nga partia.

“Është një marrëveshje e bërë jashtë strukturave të LDK-së, edhe pse Xhaferi ka mundur me prit edhe 4-5 ditë derisa të mblidhet kryesia, e pastaj me pas aprovim. Ky këtë e ka bërë krye në vete”.

“Nuk ka pas aprovim, as nuk ka aprovim për kryetarit, as nuk ka me pas”.

“Dërgohet në komision disiplinor, bazë kësaj komisioni vendosë disa masa. Ai nuk ka përfillur procedurat, një njeri që është jurist është dashur me i përfill procedurat”, ka thënë Muhaxheri,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy